Erdoğan u dorëzon banesat e reja qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në Izmir

Në një ceremoni ku mori pjesë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, sot në Izmir u dorëzuan afro 600 banesa dhe 145 ambiente biznese për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i tetorit të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deri më tani kemi bërë atë që i kemi premtuar vendit dhe qytetarëve tanë. Edhe në Izmir kemi përmbushur të gjitha premtimet që kemi bërë”, tha Erdoğan në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur në rrethin Bayraklı.

Erdoğan vuri në dukje se sot ata qëndrojnë pas çdo shërbimi që është bërë për të lehtësuar jetën e qytetarëve të Izmirit dhe se do të vazhdojnë pa ndërprerë vrullin e politikës së tyre për vepra dhe shërbim.

Në ceremoni u dorëzuan 596 banesa dhe 145 ambiente biznesi të përfunduara në kuadër të gjashtë projekteve për qytetarët e prekur nga tërmeti me 30 tetor 2020 që u janë shembur ose dëmtuar rëndë shtëpitë.

Tërmeti i vitit të kaluar shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe mbi 1.000 të lënduar. /shenja