Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës

Pas esklaimit të protestës së veteranëve në oborrin e Kuvendit, tashmë janë shtuar forcat policore.

Numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë teksa kanë hyrë në oborrin e Kuvendit.

Veteranët janë duke tentuar që të hyjnë brenda objektit të Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.