Ballina Artikuj Et-Tahir ibn Ashur, dijetari i vendosur që nuk iu servilos pushtetarëve…

Et-Tahir ibn Ashur, dijetari i vendosur që nuk iu servilos pushtetarëve…

Et-Tahir ibn Ashur

Në vitin 1961/1381H, presidenti i Tunizisë, Habib Bourguiba u shfaq në televizion ditën e Ramazanit duke çelur agjërimin dhe duke i bërë thirrje njerëzve të mos agjërojnë.

Në mënyrë që kësaj pune t’i jepte ngjyrë fetare, kërkoi prej myftiut të Tunizisë së asaj kohe, e ai ishte kolosi Et-Tahir ibn Ashur (r.h), të japë fetva për lejimin e mos agjërimit me pretendimin e shtimit të prodhimit (rendimentit të punës)!!

Dijetari i nderuar, Et-Tahir ibn Ashur doli në televizionin tunizian, ndërkohë që njerëzit po prisnin me padurim, se çfarë do të thoshte Myftiu.

Dijetari filloi me leximin e ajetit të agjërimit: “O ju që keni besuar, agjërimi ju është bërë obligim, siç ka qenë obligim edhe për ata, të cilit ishin përpara jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm” – (Kur’ani, El-Bekare: 183).

Pastaj tha: Sadakallahu (Allahu ka thënë të vërtetën), ndërsa Bourguiba gënjen, sadakallahu, ndërsa Bourguiba gënjen, sadakallahu, ndërsa Bourguiba gënjen!

E përsëriti tre herë dhe dha fetva, që agjërimi të mos ndërpritet, se është haram dhe kushdo që vepron në një mënyrë të tillë, “ai ka mohuar diçka, që duhet ditur domosdoshmërish nga feja”.

Ai hodhi poshtë pretendimin, se agjërimi sjell ulje të prodhimit dhe gojët heshtën, ndërkohë qeveria tuniziane nuk arriti, vetëm se tërhiqej nga pretendimi i saj. Allahu e lartësoi obligimin e agjërimit në Tunizi nga dora e dijetarit të madh Et-Tahir ibn Ashur (r.h).

Dijetari i madh, myftiu i Tunizisë, Et-Tahir ibn Ashur nuk ishte prej atyre që i servilosej pushtetarëve dhe kishte krijuar një distancë mes tij dhe mes tyre, qëkur mori përsipër detyrën e myftiut. Ai nuk pranoi prej tyre asnjë dhurim apo dhënie. Ai ishte shembull, që duhet ndjekur nga dijetarët, të cilët i ndryshojnë fetvatë, duke iu përgjigjur epsheve dhe dëshirave të pushtetarëve dhe qeveritarëve, siç i shohim në ditët tona sot!

Sa të nevojshëm jemi për shembuj të tillë.

Exit mobile version