Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Europol konfiskoi barëra jolegale në vlerë prej 165 milionë euro

Europol konfiskoi barëra jolegale në vlerë prej 165 milionë euro

Agjencia policore e Bashkimit Evropian (Europol) bëri të ditur se organet për zbatimin e ligjit vitin e kaluar kanë konfiskuar barëra të tregtuara ilegalisht në vlerë prej 165 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Europol sot njoftoi se gjatë aksionit shtatë mujor në të cilin morën pjesë autoritetet e 16 vendeve janë arrestuar 435 personave dhe konfiskuar 1.8 ton barnave. Europol, i cili asistoi në aksionin, theksoi se më shumë se gjysma e barërave të konfiskuara kanë qenë të falsifikuara. 

Shtohet se në mesin e ilaçeve të shitura ilegalisht ishin edhe ato për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe malinjve, si dhe për përmirësimin e performancës. 

Gjatë aksionit është konfiskuar edhe prona e kriminelëve në vlerë prej 3.2 milionë eurove. 

Exit mobile version