Falë pranisë së ushtarëve turq, 2,5 milionë njerëz sot nuk po ikin nga Idlibi

Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın)

Turqi: Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) dha një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, botuar të premten.

“ShBA-ja dhe Turqia po bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit, por se Shtetet e Bashkuara herë pas here nuk i marrin në konsideratë e shqetësimet e Turqisë në lidhje me mbështetjen që i jepet YPG-së, dega siriane e organizatës terroriste PKK, dhe kjo është e papranueshme për ne”,- u shpreh Kallën.

“Presidenti Joe Biden nuk ka arritur ta kuptojë se YPG-ja perceptohet nga Turqia si një kërcënim kombëtar”,- shtoi ai.

Sa i përket Sirisë, zëdhënësi i Presidencës kërkoi që evropianët të mos tërhiqen në qoshen e tyre, por të ushtrojnë më shumë presion mbi regjimin, duke thënë se “bota duhet ta tregojë që nuk u kanë kthyer shpinën sirianëve”.

Zëdhënësi iu përgjigj edhe kritikave që kanë ardhur nga disa vende evropiane ndaj politikës së Turqisë lidhur me Sirinë.

“Dy milionë e gjysmë njerëz nuk po largohen sot nga rajoni vetëm nga prania e trupave turke në Idlib. Disa miq në Perëndim sillen sikur ne jemi një forcë pushtuese. Ne nuk lakmojmë territorin e Sirisë. Por, ne na u desh që ta ndërmarrim këtë hap për sigurinë tonë dhe për sigurinë e sirianëve në atë rajon”, i tha Kallën revistës gjermane “Der Spiegel”.

Ibrahim Kallën i refuzoi pretendimet se Turqia po shkel ligjin ndërkombëtar në Siri.

“Atje bëhet fjalë për të drejtën tonë të vetëmbrojtjes. Nëse e drejta për të hyrë në Siri i është njohur Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), edhe ne gjithashtu e kemi atë të drejtë”,- theksoi ai.

Zëdhënësi i Presidencës vlerësoi edhe procesin në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga Talibani. Ai tha se Turqia dëshiron të mbështesë administratën afgane për të vënë në shërbim aeroportin e Kabulit.

“Nga talibanët pritet të krijojnë një qeveri më gjithëpërfshirëse. Kabineti i shpallur nuk i përmbush pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare”,- vuri në dukje ai. /trt