“Faleminderit nga zemra”, Gjermania i jep lamtumirën Merkel

Merr fund periudha prej 16 vitesh gjatë së cilës Angela Merkel ishte kancelare e Gjermanisë.

Në një ceremoni të mbajtur nën dritën e pishtarit, Bundeswehr, forcat e armatosura federale të Gjermanisë i dhanë lamtumirën të enjten Merkel.

Në një fjalim të shkurtër të enjten mbrëma, Merkel falenderoi gjermanët dhe iu bëri thirrje atyre që të jenë optimistë për të ardhmen e vendit të tyre.

“16 vjet si kancelare e Gjermanisë ishin plot ngjarje, shpesh shumë sfiduese – politikisht dhe si qenie njerëzore. Krizat e shumta kanë treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e sfidave me të cilat përballet bota. Do të doja t’ju inkurajoja në të ardhmen që ta shikojeni botën edhe nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë”, tha Merkel.

Ajo zgjodhi kompleksin Bendler Block të Ministrisë së Mbrojtjes për ceremoninë. /vizionplus