Ballina Lajmet Kosovë Familja distancohet nga dorasi që vrau dhe dogji 33 vjeçarin në Ferizaj

Familja distancohet nga dorasi që vrau dhe dogji 33 vjeçarin në Ferizaj

Familja Lalinovci nga fshati Prelez i Muhaxherëve i Komunës së Ferizajt, është distancuar nga familjari i tyre pasi ky i fundit me datë 11 dhjetor e ka vrarë dhe e ka djegur trupin e një personi të moshës 33 vjeçare në Ferizaj.

Familja Lalinovci nëpërmjet një letre bën të ditur se distancohet nga pjesëtari i familjes së tyre për shkak të veprës së shëmtuar që ka kryer familjari i tyre.

“Në emër të familjes Lalinovci i shprehim ngushëllime familjes Bytyqi, dhe njëkohësisht e ndajmë dhe e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta. Lajmi për kryerjen e kësaj vepre të shëmtuar na ka tronditur të gjithëve, e në veçanti neve si familje. Me këtë rast e ndjejmë për obligim moral e njerëzor që ne si farefis Lalinovci, të distancohemi nga vepra e kryer e familjarit tonë, Trimor Lalinovci, dhe si rrjedhim i gjithë kësaj që ka ndodhur ne jemi të distancuar nga dy pjesëtarët e farefisit tonë, Trimor dhe Bashmir Lalinovci, një herë e përgjithmonë nga ky veprim, sepse një veprim i tillë nuk përkon me edukatën dhe kulturën e farefisit tonë”-shkruan në letrën e familjes Lalinovci drejtuar Klan Kosovës.

Exit mobile version