Ballina Lajmet Kosovë Familja Haliti: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës në Shqipëri

Familja Haliti: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës në Shqipëri

Një ngjarje tragjike ndodhi së fundi në Shqipëri, ku tre qytetarë të Gjilanit humbën jetën si pasojë e një helmimi.

Pjesëtarë të familjes Haliti nga Gjilani janë deklaruar para mediave duke thënë se është një rast shumë i rëndë për familjen dhe kanë parë se ka pas devijime të mëdha në lajme.

“Shqetësuese kanë qenë informatat e gabuara që kanë dalë nëpër media të ndryshme sepse janë ngutur dhe pa e marrë opinion e shëndetësisë kanë dalë me tregime të ndryshme që e kanë rënduar gjendjen e familjes.Ne s’kemi dashur të prononcohemi si familje, djemtë e të ndjerit këtu pasi s’është mirë në raste të tilla të bëhen lajme të rrejshme.Familja në këtë rast ka shku në familje të vetë, pasi është shtetas i Shqipërisë, ka shku në shtëpi të vetë”, thanë nga familja.

Njëri prej djemve të Afrim Halitit që ndërroi jetë në Shqipëri tha se të njëjtit kanë shkuar shpesh herë në Shqipëri pasi aty kanë shtëpinë e tyre dhe se i ndjeri Afrim Haliti ishte dhe shtetas i Shqipërisë.

“Na kemi shku atje kemi nejt gjithë, kemi kalu kohë të gjata është shtëpia jonë. Babi është edhe me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh dhe janë infektu prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e pa përballueshme për familjen është tretmani  apo neglizhenca mos-tretmani i duhur në shërbimin spitalor të Manzës.Tre pacientë më shku me të njëjtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me hapa, me barna besoj se nuk është adekuate. Pa analiza, pa ekzaminime mjekësore pa kurrfarë përkushtimi me liru pacientin në atë gjendje më duket se është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetit mjek”, tha Haki Haliti.

Exit mobile version