Familjet palestineze në Gaza në prag të urisë akute

Mijëra familje palestineze në Rripin e Gazës po përballen me mungesë ekstreme të ushqimit, ndërsa organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për një krizë urie në rritje. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi gjysma e popullsisë është në rrezik të menjëhershëm për shkak të mungesës së ushqimeve bazë dhe ujit të pijshëm.