Fëmijët në Gaza kanë treguar forcë të madhe përballë tmerrit të luftës, por dhimbja që po përjetojnë, sidomos nga uria, është bërë e padurueshme. Kështu shprehet Afeef Nessouli, një vullnetar me organizatën mjekësore Glia International, i cili shpesh viziton jetimoret në Rripin e Gazës.
“Ata po vuajnë në një mënyrë që nuk e kuptojnë dhe ndoshta as që u është shpjeguar ndonjëherë pse po jetojnë në një mënyrë kaq të padrejtë,” tha ai për Al Jazeera.