Ballina Lajmet Kosovë Ferizajasi gjen një shumë të konsiderueshme parash, kërkon pronarin

Ferizajasi gjen një shumë të konsiderueshme parash, kërkon pronarin

Një person nga Ferizaji dje ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave në Lipjan.

Paratë e gjetura në rrugë, Burim Jashari, i ka dorëzuar në stacionin policor në Lipjan.

Ai ka thënë për Indeksonline se paratë ishin afër një ëmbëltoreje dhe nuk kishte asnjë dëshmi tjetër se kujt mund t’i kishin humbur.

“Pasi i gjeta në tokë i mora dhe menjëherë i dorëzova në polici. Kam dëshirë ta dijë se të kujt ishin ato para dhe a është lajmëruar ndokush në polici për ti marrë”, ka thënë Jashari.

Shuma e parave të dorëzuara në polici është e ditur, mirëpo për shkak se mund të paraqiten shumë persona si pronar të tyre, ajo nuk publikohet.

Exit mobile version