Ballina Sport Futboll FFK konfirmon: Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në Evropë në...

FFK konfirmon: Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në Evropë në sezonin 2022/23

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar një lajm të mirë për klubet kosovare.

Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane. Futbolli kosovar do të prezantohet në Champions League, Europa League dhe Conference League, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës.

Me këtë rast presidenti Agim Ademi ka uruar në veçanti klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë. “Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë.

Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë. Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare.

Në këtë rast përveq punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre.

I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasiqë shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë presidenti Ademi.

Exit mobile version