Ballina Sport Futboll FIFA gjobit Serbinë për incidentet ndaj Anglisë, kaq para do të paguajë

FIFA gjobit Serbinë për incidentet ndaj Anglisë, kaq para do të paguajë

Gjatë ditës së sotme është kumtuar dënimi i Federatës së Futbollit të Serbisë nga FIFA.

Incidentet e shumta në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në Beograd, ndikoi në vendimin e Komisionit disiplinor të FIFA-së ku është dënuar me gjobë 85 mijë euro.

Madje në ndeshjen e radhës ndaj Kombëtares Shqiptare, do të luajë me vetëm 6500 tifozë në Leskovc dhe jo në Beograd siç ishte paraparë.

Kujtojmë dhe një herë se ndeshja Serbi-Shqipëri, zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Duboqica”, në orën 20:45.

Exit mobile version