Ballina Lajmet Kosovë Fillojnë reagimet nga Serbia pas rritjes së taksës nga Kosova

Fillojnë reagimet nga Serbia pas rritjes së taksës nga Kosova

“Blic.rs” ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, transmeton lajmi.net.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.Portali serb “Blic.rs” e ka quajtur “Hakmarrje e turpshme” vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Exit mobile version