Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fillon Samiti i katërt ndërqeveritar Turqi-Itali në Romë

Fillon Samiti i katërt ndërqeveritar Turqi-Itali në Romë

Samiti i katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali, ka filluar nën kryesimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, raporton Anadolu.

Samiti mbahet në rezidencën Villa Pamphili, i mbyllur për media.

Në samit, nga pala turke marrin pjesë kryediplomati Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Sportit dhe Rinisë Osman Aşkın Bak, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, nënkryetarët e AK Partisë Halit Yerebakan, Faruk Acar, kreu i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun, kryekëshilltari i Presidentit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Akif Çağatay Kılıç, kryekëshilltari i Presidentit Çağrı Erhan, Kreu i Industrive të Mbrojtjes i Presidencës, Haluk Görgün.

Exit mobile version