Fillon vaksinimi antiCovid-19 për 5-11 vjeçarët në ShBA

Grupi i parë i grupmoshës së fëmijëve nga 5-11 vjeç në SHBA filloi vaksinimin me Pfizer-BionTech, në qendrën shëndetësore të Hartfordit në Konektikat.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së dhanë të martën rekomandimin e tyre përfundimtar për vaksinën antiCovid-19 të Pfizer-BioNTech për moshat nga 5 deri në 11 vjeç.

Kjo do të lejojë që 28 milionë fëmijë të kësaj moshe të kenë të drejtë të marrin injeksionet e tyre.

Disa ditë pasi u autorizua nga Agjencia e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), vaksina u rekomandua të martën nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), hapi i fundit që kërkohet për të nisur këtë fazë të re të fushatës.

Vaksinimi pritet nga shumë prindër. /tch