Shoqëritë sëmuren ashtu si sëmuren individët. Kur sëmuret një individ, ai shkon te mjeku specialist. Nëse ka problem me zemrën, shkon te kardiologu; nëse shkon te një mjek tjetër që s’ka lidhje me problemin, gabimi është i tij. E nëse shkon te një shitës barishtesh për t’u kuruar, atëherë ai vetëm sa po mashtron veten.
Edhe shoqëritë, kur sëmuren, duhet t’u drejtohen specialistëve. Pyetja është: kush janë specialistët e sëmundjeve të shoqërive?
Përgjigjja është e qartë: filozofët dhe mendimtarët, sidomos ata të fushës së shkencave humane dhe featare.
Këta studiojnë historinë e sëmundjeve shoqërore dhe mënyrën se si gabimet dhe iluzionet grumbullohen gradualisht në vetëdijen kolektive, njësoj si kolesteroli që grumbullohet në enët e gjakut dhe shkakton infarkt. Edhe shoqëritë mund të pësojnë një lloj “infarkti kulturor”.
Në shoqëritë fetare është krijuar një frikë ndaj filozofisë. Arsyeja kryesore është se një pjesë e besimtarëve ia ka dhënë besimin dhe autoritetin disa klerikeve fetar, të cilet shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme e luftojnë filozofin. këta klerikë u flasin emocioneve, ndërsa filozofet i flasin arsyes. Masat ndikohen më lehtë emocionalisht sesa racionalisht.
Për më tepër, ky diskursi fetar e ka dëmtuar dhe diskredituar filozofinë, duke e paraqitur si të rrezikshme ose joislame, edhe pse ata që e bënë këtë shpesh nuk kishin përgatitje të mjaftueshme filozofike. Kështu, filozofia u bë viktima e parë.
Fetaria islame po shndërrohet gradualisht në një fetari juridik (fikh), sepse aktiviteti kryesor intelektual është përqendruar në fetari te rregullave: çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet. Kjo e bën mendjen islame të pjesshme dhe fragmentare, jo sintetike dhe gjithëpërfshirëse.
Si pasojë, mendja islame nuk mund të prodhoi filozofi të mëdha që do ta organizoi vizionin e saj për jetën. Për këtë arsye, qëndrimet ndaj politikës, artit, historisë dhe “tjetrit” mbetën të paqëndrueshme dhe shpesh kontradiktore.
Shoqëritë e zhvilluara kanë filozofi udhëzuese (empirizmin në Angli, racionalizmin në Francë, pragmatizmin në SHBA), edhe pse qytetari i zakonshëm nuk i njeh ato teorikisht por i jeton praktikisht.
Ne kemi një tekst fetar madhështor (Kur’anin) por ai ka mbetur kryesisht lëndë papërpunuar, sepse prej tij nuk janë nxjerrë teori filozofike gjithëpërfshirëse për jetën. Arsyeja është se mendja islame është përqendruar më shumë te rregullat sesa te urtësia (hikmeti).
Një ndikim tjetër negativ ka qenë edhe mendësia “hebraike”, e përqendruar obsesivisht në detaje dhe pyetje të tepërta, siç pasqyrohet në historinë e lopës në Kur’an. Kjo mendësi e lodh shoqërinë dhe e varfëron mendimin.
Sot, ne po paguajmë çmimin e mungesës së një filozofie islame të pjekur dhe të një vizioni të qartë për jetën
