“Finlanda mund t’i japë garanci Turqisë se organizata terroriste PKK do të monitorohet nga afër”

Pekka Haavisto

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se Turqisë mund t’i japin garanci që lidhjet e organizatës terroriste në Finlandë do të monitorohen më nga afër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në televizionin “Yle”, ministri Haavisto tha se Finlanda dhe Turqia presin që të zgjidhen problemet lidhur me anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe se kjo mund të zgjasë disa javë.

Duke vënë theksin se do të vazhdojnë negociatat në nivel zyrtar (me Turqinë), Haavisto tha: “Disa ditë më parë kam thënë se kjo do të zgjasë të paktën disa ditë. Për këtë arsye nëse duhet të jem i kujdesshëm, tani mund të themi se kjo mund të zgjasë disa javë. Jam optimist se problemet do të zgjidhen, por kjo nuk është një problem”.

Ai theksoi se presidentët e Finlandës dhe Turqisë në një bisedë telefonike që zhvilluan dje “diskutuan për historikun e Finlandës në luftën kundër terrorizmit”.

Ministri finlandez tërhoqi vëmendjen se vendi i tij mund t’i japë garanci Turqisë se lidhjet e organizatës terroriste PKK do të monitorohen më nga afër. “Sigurisht që Turqisë mund t’i japim garanci të tilla. Për shkak se PKK njihet në Evropë si një organizatë terroriste, është e rëndësishme që ne të bëjmë pjesën tonë për të mos lejuar aktivitete terroriste edhe në Finlandë”, tha Haavisto.

Pasi vuri theksin në mbisundimin e ligjit, Haavisto theksoi se “Është e rëndësishme që të qartësohet struktura e mbisundimit të ligjit. Vendimet politike nuk mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit gjyqësor. Ky është një parim që ne e vendosim në krye. Është e rëndësishme që armët finlandeze të mos hyjnë në një luftë pa dijeninë tonë”. /aa