Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet e zjarrit gjigand mes dy pallateve

Zjarri ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga pamjet shikohen flakët “gjigande” që kanë përfshirë tregun mes pallateve.

Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /panorama