Forcat izraelite të okupimit arrestuan sot, të shtunën, një qytetar palestinez dhe tre nga djemtë e tij në qytezën Beit Ummar, në veri të Hebronit.
Aktivisti mediatik nga Beit Ummar, Mohammed Awad, bëri të ditur se forcat izraelite arrestuan qytetarin Jamal Mahmoud Hamdallah Abu Maria (60 vjeç) dhe djemtë e tij: Asif (28 vjeç), Mohammed (22 vjeç) dhe Malek (19 vjeç). Ata u arrestuan pas bastisjes së shtëpisë së familjes, ku u kontrollua dhe u dëmtua përmbajtja e saj, dhe më pas u dërguan në një kamp të ushtrisë izraelite brenda vendbanimit kolon “Karmi Tzur”, i ngritur mbi tokat dhe pronat e qytetarëve në veri të Hebronit.
Po ashtu, forcat izraelite vendosën disa postblloqe ushtarake në hyrjet e qytetit të Hebronit, si dhe në qytezat, fshatrat dhe kampet përreth, duke mbyllur një numër rrugësh kryesore dhe dytësore me porta metalike, blloqe betoni dhe barriera dheu. /mesazhi
