Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite arrestojnë një të ri pas rrethimit të një shtëpie në...

Forcat izraelite arrestojnë një të ri pas rrethimit të një shtëpie në Nablus

Forcat izraelite arrestuan sot një të ri në qytetin e vjetër të Nablusit, pasi rrethuan një shtëpi në lagjen historike të qytetit. Sipas burimeve lokale, i riu i arrestuar është Ibrahim Habash.

Incidenti nisi kur forcat speciale izraelite u futën fshehurazi në lagjen al-Qaisariya dhe rrethuan shtëpinë ku ndodhej i riu. Më pas, njësi të tjera të ushtrisë izraelite hynë në qytet dhe në zonat përreth. /mesazhi

Exit mobile version