Forcat izraelite fillojnë tërheqjen nga Korridori Netzarim

Ushtria izraelite pritet të nisë sonte një tërheqje të plotë nga Korridori Netzarim, sipas raportimeve nga mediat izraelite.

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Divizioni 162 i ushtrisë izraelite do të ripozicionohet pranë kufirit, dhe evakuimi i Netzarim do të shënojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga veriu i Rripit të Gazës.

Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit, ushtria izraelite duhet të tërhiqet plotësisht nga Korridori Netzarim, i cili ndan Gazën në dy pjesë, dhe të lejojë lëvizjen e lirë midis jugut dhe veriut të Rripit të Gazës.

Korridori Netzarim përmbante një vendbanim izraelit të paligjshëm nga viti 1972 deri në vitin 2005 dhe konsiderohej i rëndësishëm për aspiratat e disa kolonëve izraelitë për të rikthyer një vendbanim në atë zonë.

Al Jazeera Arabic ka siguruar pamje që tregojnë ushtarë izraelitë duke djegur disa nga pajisjet dhe sendet e tyre para tërheqjes. /mesazhi