Forcat izraelite sërish bastisin Bregun Perëndimor, arrestohen 9 palestinezë

Bëhet e ditur se forcat izraelite kanë arrestuar nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite kanë kryer bastisje në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, njoftoi agjencia zyrtare palestineze “WAFA”.

Nëntë persona u arrestuan në bastisje, tha raporti, duke shtuar se ushtarët izraelitë arrestuan dhjetëra të rinj palestinezë gjatë bastisjeve në vendbanimin Naalayn në Ramallah dhe kërcënuan me burg nëse vazhdohet me demonstrata kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje.

Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor dhe ndalojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Disa palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë pas ndalimeve rutinë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. /trt