Fotoreporteri i rremë i luftës që mashtroi botën, madje edhe BBC: u bë i famshëm duke shitur fotot e të tjerëve

Është aq prefekt sa që të mos ekzistojë. Bjond, bukurosh serfist dhe i armatosur me një kurajo të madhe, i ri i shëruar nga leuçemia dhe sot një njeri me zemër të madhe.

Eduardo Martins, 32 vjeç, fotograf brazilian i luftës, gjithmonë live në konfliktet më të tmerrshme, një vit më parë u intervistua nga revistat më prestigjoze të foto-gazetarisë, ku tregonte se ka lënë detyrën e tij për të fotografuar, pikërisht që t’i vijë në ndihmë ndonjë ushtaraku të plagosur.

Imazhet më të mira i shiste për bamirësi, duke ua dhuruar edhe fëmijëve të Gazës. 127 mijë ndjekësit e tij në Instagram e respektonin për punën e tij, jepnin komente dhe e admironin me zemër duke i dhënë mbështetje për aksionin e tij.

Këtë e bënin edhe agjenci të fuqishme si BBC, The Wall Street Journal, Le Monde, Al Jazeera, Vice, The Telegraph e shumë të tjera, që publikonin fotot të ciat iu shiteshin agjencive prestigjoze si Getty, NurPhoto, këto vetëm për të cituar disa.

Eduardo Martins, fotoreporter  i OKB-së, gjithmonë gati për të shkuar pranë lajmit ishte realisht një mashtrim.

Ai nuk ka ekzistuar kurrë, të paktën për atë që u zbulua.

Historia e tij, një nga më të mëdhatë e mashtrimit modern nisi dy vjet më parë: atëherë kur profili në Instagram “edu_martinsp” u bë popullor për qindra fotove të luftës, sërfit etj.

Martins krijoi një kënd të tijin, kontakton agjenci dhe nis të botojë fotot e tij.

Bëhet i famshëm në pak kohë, aq sa cilësohet si talenti më i rëndësishëm brazilian në botë.

Në portalin brazilian Waves.Terra, gazetari Fernando Costa Netto  e interviston online duke treguar këtë djalë që në moshën 18 -jeçare arrin të fitojë mbi leuçeminë dhe, pas vdekjes së babait kupton se e keqja kaloi dhe tani do të shpëtojë botën.

Por pas dy vjetësh diçka bie në sy, që shumë foto të tija duken si të të tjerëve.

Gazetari që e intervistoi dhe e admironte, Fernando Costa Netto, i alarmuar nga lajmet mbi të riun provoi ta kontaktonte për të kërkuar shpjegime.

Në këtë pikë, profili në Instagram i fotoreporterit të “njohur” u fshi dhe Netto-s i arrin një mesazh në Whatsapp:  “Jam në Australi, kam vendosur të kaloj një vit në furgon dhe do të eleminoj gjithçka që kam pasur online. Dua të jetoj në paqe, takohemi kur të rikthehem”.

BBC, kërkoi falje duke kërkuar të hetojë dhe të zbulojë dhe… çfarë gjen? Të gjitha fotot e famshme të botuara nga fotografi ishin të gjitha të vjedhura.

Autorët e vërtetë si Britt, shprehen të tmerruar dhe deklarojnë se do të reagojnë ligjërisht.

Italiani Manuel Romano, themelues i NurPhoto, deklaroi se “ka hequr të gjitha fotot e Martins”.

Prokuroritë e shumë vendeve kanë hapur një hetim për çështjen, me akuzat e mashtrimit dhe grabitjes.

Sipas BBC në Brazil, autori i këtij mashtrimi gjigand përveç të tjerave ka rrëmbyer identitetin një sërfisti anglez 32-vjeçar, Max Hepworth-Povey, i cili punon si editor në revistën Wavelength.

Martins i ka vjedhur fotot nga profili i tij në Facebook.

Por aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të mashtruesit, është zhdukur nuk dihet se ku.

Galeria e famshme “Doc Galeria” e São Paulo-s, madje ka inaguruar edhe një ekspozitë të fotove më të famshme nga zonat e luftës.

Por tani gjithçka është anuluar duke shprehur turpin e drejtuesve.

BBC ka meritën që e ka zbuluar e para këtë mashtrim: “Ky rast do të shërbejë për të forcuar procedurat tona të verifikimit”. /Ylli Pata – /tesheshi.com/