Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca, Britania, Gjermania dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në...

Franca, Britania, Gjermania dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Siri

Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe SHBA-ja bënë thirrje për uljen e tensioneve në Siri, transmeton Anadolu.

Qeveritë e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe SHBA-së publikuan një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën në Siri.

“Zhvillimet në Siri po ndiqen nga afër. Të gjithë palëve u bëjmë thirrje për uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e infrastrukturës për të parandaluar zhvendosjen e popullatës civile dhe ndërprerjen e ndihmës humanitare”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se situata aktuale në Siri paraqet urgjencën e një zgjidhjeje politike në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Exit mobile version