Franca dëshiron të gjejë mënyrën për të luftuar terrorizmin në Afrikën Perëndimore

Florence Parly

Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly tha se dëshirojnë të gjejnë mënyrën për të luftuar kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Parly tha se situata e sigurisë në rajonin Sahel është vështirësuar për shkak të kushteve të papërshtatshme politike në Mali dhe vendosjes së forcës mercenare ruse Wagner.

Ajo theksoi se dëshirojnë të gjejnë mënyrën për të luftuar kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore. Sipas saj, Afrika Perëndimore ka kërkuar mbështetje për këtë çështje.

Parly vuri në dukje se Task Forca “Takuba” e cila është formuar në vitin 2020 me iniciativën e Francës për të eliminuar problemin e terrorizmit në Sahel, ka qenë e suksesshme dhe se fakti që evropianët mund të luftojnë së bashku është dëshmi e kësaj.

Ministrja franceze potencoi se vendimin lidhur me Task Forcën “Takuba” do ta marrin me partnerët e tyre. /aa