Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca lëshon dy urdhër-arreste ndaj dy izraeliteve për “bashkëpunim në gjenocid” në...

Franca lëshon dy urdhër-arreste ndaj dy izraeliteve për “bashkëpunim në gjenocid” në Gaza

Nili Kupfer-Naouri and Rachel Tuito

Autoritetet franceze kanë lëshuar dy urdhër-arreste ndaj dy shtetaseve izraelite, nën akuzën për “bashkëpunim në gjenocid” në Rripin e Gazës.

Sipas gazetës franceze Le Monde, dy të dyshuarat janë Nili Kupfer-Naori dhe Rashel Tiuto, të dyja me prirje të djathta dhe gjithashtu mbajtëse të shtetësisë franceze. Ato akuzohen se kanë penguar hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë.

Raportohet se Nili Kupfer-Naori, avokate franko-izraelite dhe kryetare e organizatës “Izraeli përjetë”, si dhe Rashel Tiuto, zëdhënëse e organizatës “Tsav 9”, janë nën hetim për bllokimin e ndihmave humanitare.

Kupfer-Naori e ka konfirmuar ekzistencën e urdhër-arresteve, duke deklaruar se rreziku qëndron në pamundësinë e saj për të hyrë në Francë, pasi nuk ka ndërmend të përballet me burgjet franceze. Ajo shtoi se edhe anëtarë të tjerë të organizatës “Tsav 9” janë nën hetim në Francë.

Sipas mediave izraelite, në këtë çështje janë përfshirë edhe shoqata pro-palestineze, përfshirë organizatën palestineze “Al-Haq”, e cila më herët është cilësuar nga autoritetet izraelite si organizatë “terroriste”. /mesazhi

Exit mobile version