Franca më 12 nëntor do të organizojë konferencë ndërkombëtare për Libinë

Jean-Yves Le Drian

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka njoftuar se më 12 nëntor në kryeqytetin Paris do të organizojnë konferencë ndërkombëtare për çështjen e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Drian u adresua në “Konferencën për mbështetjen e stabilitetit në Libi”, e cila u mbajt me pjesëmarrjen ndërkombëtare në kryeqytetin Tripoli të Libisë dhe në të cilën u diskutuan zhvillimet në aspektin e ndërtimit të procesit politik dhe të paqes në vend.

Kryediplomati francez theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve që janë planifikuar të mbahen në Libi më 24 dhjetor dhe u shpreh se vendi i tij është i angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e Libisë.

Më tej, Le Drian shtoi se stabiliteti i Libisë kalon nga përfundimi i ndërhyrjeve të huaja.

Duke theksuar se Franca është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të emigrantëve, Le Drian njoftoi se më 12 nëntor nën bashkë-kryesimin e Italisë dhe Gjermanisë në Paris do të organizojnë me Kombet e Bashkuara (OKB) konferencë ndërkombëtare për çështjen e Libisë.

Ndër të tjera, ai informoi se në këtë konferencë krahas vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Berlinit do të marrin pjesë edhe vendet fqinje me Libinë. /aa