Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca të dielën voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Franca të dielën voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Populli në Francë do të zgjedh midis Presidentit në ikje Emmanuel Macron dhe lideres së të djathtës ekstreme Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet të dielën (24 prill).

Në Francë me një popullsi prej rreth 67 milionë banorësh, 48,7 milionë votues do të votojnë për të zgjedhur një president të ri që do të shërbejë pesë vjet.

Votimi do të fillojë në orën 08:00 me orën lokale dhe do të përfundojë në orën 19:00 në territorin e Francës.

Në qytetet e mëdha votimi do të mund të bëhet deri në orën 20:00.

Kompanitë kërkimore do të mund të fillojnë të japin rezultatet e vlerësuara të zgjedhjeve pas mbylljes së qendrave të votimit.

Rezultatet zyrtare do të shpallen nga Këshilli Kushtetues më 27 prill.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në vend u mbajt më 10 prill. /trt

Exit mobile version