Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, alarm në nivelin portokalli në 23 rajone për shkak të stuhisë...

Francë, alarm në nivelin portokalli në 23 rajone për shkak të stuhisë Gerard

Në Francë, 23 rajone kanë kaluar në nivelin e alarmit portokalli për shkak të stuhisë Gerard, e cila është e efektive në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit të televizionit francez BFMTV, stuhia është efektive në Ile-de-France në të cilin përfshihet edhe kryeqyteti Paris, si dhe në pjesët veriore të vendit, përfshirë Normandinë dhe Pas-de-Calais, që kanë brigje në La Mansh.

Për shkak të stuhisë së emërtuar “Gerard”, në 23 rajone të vendit është dhënë alarmi portokalli.

Pritet që stuhia e fuqishme të rrisë intensitetin e saj dhe që shpejtësia në disa zona të arrijë deri në 160 km në orë.

Shpejtësia e erës e cila gjatë natës është ndierë fort edhe në majën e Kullës Eifel, një prej simboleve turistike të Parisit, arriti deri në 132 km në orë.

Sipas Institucionit Meteorologjik, për shkak të stuhisë në nivelin e alarmit të verdhë kanë kaluar edhe rajonet Deux-Sevres, Vienne, Charente-Maritime, Charente, Finistere, Morbihan, Indre-et-Loire, Indre, Loir-et-Cher, Maine-et-Loire dhe Cher.

– Anulohen udhëtimet e trenave, ndërpritet energjia elektrike

Për shkak të stuhisë, shumë trena nuk do të ofrojnë shërbime deri në orë të caktuara brenda ditës në rajonin e Normandisë.

Kompania zyrtare hekurudhore SNCF e Francës, para fillimit të udhëtimeve do të zhvillojë udhëtime testimi me trenat zbulues për të kontrolluar situatën e hekurudhave.

Po ashtu për shkak të stuhisë Gerard është ndërprerë energjia elektrike e 75 mijë shtëpive në rajonet veriore.

Në kategoritë e alarmeve jeshil, të verdhë, portokalli dhe të kuq që përdoren për paralajmërime, niveli i verdhë tregon kujdes, portokalli mundësinë e lartë të rrezikut dhe e kuqja tregon situatën me rrezikun më të lartë.

Exit mobile version