Francë, prifti libanez Labaki dënohet në mungesë me 15 vjet burg për abuzim seksual të 3 fëmijëve

Mansur Labaki

Në Francë, prifti libanez Mansur Labaki u dënua me 15 vjet burg për abuzim seksual me tri vajza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Caen-it shpalli dje vendimin e saj kundër priftit 81-vjeçar, i cili u akuzua për abuzim seksual me tri vajza në konviktin që hapi dhe menaxhonte për jetimët libanezë në qytetin Douvres-la-Delivrande, afër Caen-it, gjatë periudhës 1991-1998.

Gjykata, e cila e dënoi priftin Labaki me 15 vjet burg, deklaroi se prifti gjithashtu ushtronte presion të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Më tej thuhet se Labaki, i cili është strehuar në Liban, nuk mori pjesë në seancë.

Një nga viktimat, e cila deklaroi se ishte abuzuar seksualisht nga Labaki në moshën 13-vjeçare, kishte paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Caen-it në prill të vitit 2013.

Ndërkaq, në vitin 2016, është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për priftin. /aa