Fshati Vlashnje në Prizren nis ndërtimin e xhamisë së re

Fshati Vlashnje i komunës së Prizrenit ka filluar ndërtimin e xhamisë së re, e cila pritet të shërbejë si qendër fetare dhe shoqërore për banorët e zonës.

Sipas organizatorëve, xhamia e re po ndërtohet në një lokacion të përshtatshëm për të gjithë besimtarët e fshatit dhe do të plotësojë nevojat për kryerjen e riteve fetare, mësim-besimin islam dhe aktivitetet komunitare.

Projekti është mirëpritur nga banorët e Vlashnjes dhe rrethinës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributet e tyre në ndërtimin e objektit.

Ndërtimi i xhamisë shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e jetës shpirtërore dhe ruajtjen e traditave fetare në këtë zonë me histori të gjatë të përkushtimit islam.

Punimet po vazhdojnë ndërsa nisma për ndërtimin e xhamisë po merr mbështetje të gjerë nga të gjithë përfshirë edhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. /mesazhi

KONTRIBO EDHE TI

https://gofund.me/49686acea