Gati gjysma e holandezëve kundërshtojnë faljen zyrtare për skllavërinë

Sipas një sondazhi, gati gjysma e holandezëve kundërshtojnë kërkesën e planifikuar të faljes zyrtare për rolin e vendit në skllavëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sondazhi i kryer nga transmetuesi publik NOS tregoi se shifra ra në 49 për qind në vitin 2022, krahasuar shifrën e vitit të kaluar prej 55 për qind.

Edhe pse shkalla e atyre që donin të kërkojnë falje këtë vit u rrit nga 31 për qind në 38 për qind, gati gjysma e holandezëve nuk e mbështesin faljen e qeverisë.

“Kjo është një politikë holandeze e njëanshme që rrezikon të dështojnë”, u tha gazetarëve Armand Zunder, kryetar i Komisionit Kombëtar të Rimëkëmbjes së Surinamit (NRCS).

Holanda do të kërkojë falje zyrtare në mbarë botën më 19 dhjetor. Kërkimi i faljes do të lëshohet nga qeveria në tetë vende në mbarë botën me pjesëmarrjen e shtatë ministrave.

Vitet e fundit, qytete të mëdha si Amsterdam, Rotterdam, Utrecht dhe Haga, si dhe institucione si Banka Qendrore Holandeze dhe ABN Amro, gjithashtu kanë njoftuar se kanë kërkuar falje për rolin e tyre në historinë e skllavërisë.