Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza, 19 palestinezë humbin jetën si pasojë e bombardimit të një shtëpie...

Gaza, 19 palestinezë humbin jetën si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga avionët izraelitë

Raportohet se 19 palestinezë kryesisht fëmijë dhe gra kanë humbur jetën në sulmin me bomba që Izraeli kreu ndaj një shtëpie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze WAFA, në sulm u plagosën gjithashtu edhe shumë persona.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi të familjes Az-Zamili në lindje të qytetit Rafah.

Në sulm humbën jetën 19 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën edhe shumë të tjerë.

Exit mobile version