Gazetarët e Kashmirit indian, cak i fushatës represive

Gazetarët në Kashmirin e kontrolluar nga India po përballen me kërcënime dhe shpesh janë zënë në përplasjet ndërmjet autoriteteve zyrtare dhe kryengritësve në rajon.

Territori i kontestuar i Himalajeve është përballur me kundërkryengritje brutale të Indisë gjatë tri dekadave të kaluara. Por situata e tyre është përkeqësuar dramatikisht prejse India ia suprimoi rajonit gjysmë-autonominë më 2019, duke e ngujuar Kashmirin nën masa të ashpra represive. Kashmiri po përballet me fushatë represive ndaj mediave dhe komunikimeve.

Gazetarët janë arrestuar, intervistuar dhe hetuar bazuar në ligjet e ashpra anti-terror. Nga frika e reprezaljeve, shumica e gazetarëve të mediave vendase nuk po e përballojnë dot presionin shtetëror. Tani pothuajse mungojnë krejtësisht editorialet me qëndrimet kritike. Edhe më rrallë botohen shkrime hulumtuese për abuzime shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimeve politike. /koha