Giresse: Në kualifikime nuk guxojmë të provojmë lojtarë të rinj

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës.

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse foli edhe për listën e futbollistëve që ka ftuar në këto ndeshje.

“Në kualifikime nuk guxojmë të provojmë lojtarë të rinj. E kemi një sy te lojtarët e ri, por do mundohemi t’i afrojmë në mënyrë progresive n në ekipin A të Kosovës”, tha ai në konferencë për media,