Ballina Lajmet Kosovë Gjashtë të lënduar në një aksident në magjistralen Deçan-Gjakovë

Gjashtë të lënduar në një aksident në magjistralen Deçan-Gjakovë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Deçan- Gjakovë, më saktësisht në fshatin Rastavicë të Deçanit, sot rreth orës 14:00, raporton klankosova.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Njëri nga të lënduarit fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por në ndërkohë për shkak të lëndimeve që ka marrë, është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Në ndërkohë, një nga të lënduarit është i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjakovës derisa katër të tjerët po marrin trajtimin mjekësor në Deçan.

Exit mobile version