Gjenden të ngrirë trupat e çiftit zviceral që u zhduk para 75 viteve (FOTO)

Si pasojë e tkurrjes së një akullnaje në Zvicër, kanë dalur në pah dy trupa të ngrirë që besohet të jenë të një çifti që u zhdukën 75 vjet më parë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat zvicerane.

Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën në një lartësi prej 2,600m (8,530ft), pasi kishin shkuar për t’u kujdesur për lopët e tyre në Alpe, në gushtin e vitit 1942.

Gjenden të ngrirë trupat e çiftit që u zhduk para 75 viteve

Ata ishin fermerë, ndërsa shtatë fëmijët e tyre kurrë nuk hoqën dorë nga shpresat për t’i gjetur.

Vajza e tyre më e re, e cila tani është 79 vjece, tha se ajo tani po planifikonte t’i jepte prindërve të saj funeralin që ata meritonin.

alps-discovery.jpg

Z. dhe znj. Dumoulin nuk u gjetën pavarësisht nga kërkimet e mëdha që u bënë atë kohë.
“Kemi kaluar gjithë jetën duke i kërkuar”, tha e biha Marceline Udry-Dumoulin për Lozanën, e përditshmja Le Matin.

“Mund të them që pas 75 vjetësh të pritjes, ky lajm më jep një ndjenjë të thellë të qetësisë”.
Policia ka thënë se do të kryej një test të ADN-së së tyre në ditët në vijim. /MESAZHI/