Gjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze, u zhduk kur po investigonte

Kufoma pa kokë e gjetur në bregdetin e Kopenhagenit është identifikuar dhe i takon gazetares së zhdukur suedeze, Kim Val. Kemi të bëjmë me një trup pa kokë, duart, këmbët dhe koka janë qenë prerë qëllimisht,” tha zëdhënësi i policisë, Jens Moller.

“Gazetarja suedeze u “zhduk” menjëherë pas kishte hipur në nëndetësesen e multi-milionerit danez, Peter Madsen.

Pronari i nëndetëses private “Nautilus” argumentoi në gjykatë se kishte hedhur jashtë nëndetëses trupin e gazetares suedeze, e cila u zhduk në mënyrë misterioze më 11 gusht, ndërsa po investigonte mbi ndërtimin e kësaj anije në Kopenhagë.

Peter Madsen më parë kishte deklaruar se e zbriti gazetaren Kim Val në ishullin Refschalen të Kopenhagenit mbrëmjen e 10 gushtit.

Pasi ai u arrestua nga policia në fund ai pranoi se “në nëndetëses kishte ndodhur një aksident” që kishte lënë të vrarë gruan 30-vjeçare.

Madje ai tha se hodhi kufomën në det, në gjirin e Kegkon, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit danez.

Sipas policisë, miliarderi Madsen akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pa dhënë më shumë detaje për rrjedhën e hetimeve.