Gjenerali amerikan e quan luftën 20-vjeçare në Afganistan “dështim strategjik”

Në dëshminë e tij para Kongresit mbi tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, gjenerali amerikan Mark Milley, e ka quajtur luftën 20-vjeçare një “dështim strategjik” dhe tha se beson se SHBA-ja duhej të mbante qimjëra trupa atje që të ndalonin rikthimin e talebanëve.

Milley, kryesues i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, refuzoi të tregoj se çfarë këshille i dha presidentit Joe Biden pranverën e kaluar kur Biden po konsideronte nëse do të mbante trupa në Afganistan. Por, ai i tha Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura se ishte mendimi i tij personal që të paktën 2500 nevojiteshin aty në gjendje gatishmërie në rast të rrëzimit të qeverisë së Kabulit dhe rikthimit të sundimit të talebanëve.

Në vlerësim të hapur për rezultatin e një lufte që i kushtoi me jetë 2461 amerikanëve, Milley e quajti atë dështim strategjik, raporton AP.

“Armiku është në pushtet në Kabul”, tha ai.