Gjermani – Rriten kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur sërish këtë vit.

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) raportoi se ka marrë 100 278 aplikime fillestare deri në fund të shtatorit.

Kjo është 35,2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, duhet patur parasysh se shifrat e mbërritjeve të vitit të kaluar u zbehën nga pandemia e COVID-19, që çoi në mbyllje të kufijve dhe pezullim të gjerë të trafikut ajror.

Nga viti 2016 deri në vitin 2020, numrat kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

Ndër aplikimet për herë të parë, rreth 19,5 për qind ishin fëmijë nën moshën një vjeç, të lindur në Gjermani.

Shumica e azilkërkuesve, të cilët kanë aplikuar për mbrojtje për herë të parë, vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Numri i aplikantëve nga Afganistani u rrit veçanërisht ndjeshëm, me BAMF që regjistroi gjithsej 15 045 aplikime fillestare (deri në 138 për qind) deri në fund të shtatorit. /atsh