Gjermani, SPD fton të Gjelbrit dhe FDP të zhvillojnë bisedime për koalicion

Partia Social Demokrate (SPD) që doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 26 shtator në Gjermani, ka ftuar të Gjelbrit dhe Partinë Demokratike të Lirë (FDP) që të zhvillojnë bisedime për koalicion këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rolf Mützenich, kreu i grupit parlamentar federal të SPD tha se të Gjelbrit dhe FDP janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime koalicioni të shpejta dhe të bazuara në besim.

Mützenich vuri në dukje se këto dy parti i kanë ftuar që të zhvillojnë bisedime paraprake brenda kësaj jave.

Ai tha se për partia e tij për momentin nuk ka përcaktuar vija të kuqe. Mützenich tha se për ata temat lidhur me pagesën minimale për orë, problemet e strehimit dhe ato të lidhura me krizën e klimës janë me prioritet.

“Por, ne bisedimet për koalicion nuk do t’i zhvillojmë përpara opinionit publik”, theksoi Mützenich.

Mützenich tha se pas zgjedhjeve, SPD ka detyrën për të formuar qeverinë e re. “(Kryetari i Partisë së Unionit Demokristian) Armin Laschet është i detyruar të kuptojë se nuk ka mundur të marrë besimin e popullit”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 26 shtator, SPD doli partia e parë duke marrë 25.7 për qind të votave. Ndërsa partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) dolën të dytat me 24.1 për qind. /aa