Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania dhe Franca janë të gatshme të punojnë me drejtuesit e rinj...

Gjermania dhe Franca janë të gatshme të punojnë me drejtuesit e rinj në Siri

Gjermania dhe Franca janë të gatshme të punojnë me drejtuesit e rinj në Siri mbi bazën e të drejtave themelore të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike dhe fetare, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, kancelari Olaf Scholz në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron ka diskutuar zhvillimet në Siri.

Scholz dhe Macron ranë dakord se ata janë të gatshëm të punojnë me drejtuesit e rinj në Siri mbi bazën e të drejtave themelore të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike dhe fetare.

Në bisedë të dy liderët theksuan rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë dhe ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar angazhimin e Bashkimit Evropian (BE) në Siri, duke përfshirë mbështetjen e një procesi politik gjithëpërfshirës në Siri.

Scholz dhe Macron mirëpritën fundin e regjimit të Bashar Asadit në Siri dhe konfirmuan edhe një herë se Asadi i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit sirian dhe i shkaktoi dëme të mëdha vendit të tij.

Të dy liderët transmetuan se në koordinim të ngushtë me partnerët e vendeve të tyre në Lindjen e Mesme, do të diskutojnë edhe për rrugën që do të ndiqet në të ardhmen.

Exit mobile version