Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania dhe SHBA, thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas

Gjermania dhe SHBA, thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti amerikan Joe Biden i bënë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas për të çtensionuar situatën në rajon, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Kievi në 2014.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan stërvitje ushtarake të njëkohshme të mërkurën ndërsa ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s filluan diskutimet emergjente mbi mashtrimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas.
Gjatë telefonatës së tyre, Kancelarja Merkel dhe Presidenti Biden diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainën lindore dhe i bënë thirrje Rusisë që të shmangë ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm.

“Kancelarja dhe presidenti ranë dakord se Rusia duhet të zvogëlojë përforcimet e fundit të trupave në mënyrë që të çtensionojë situatën”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Në Uashington, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden kishte folur me Presidentin rus Vladimir Putin të martën për të theksuar pasojat e aktiviteteve të Rusisë. Dy anije luftarake amerikane pritet të arrijnë në Detin e Zi më vonë këtë javë./voa

Exit mobile version