Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania do të ndërpresë ndihmën financiare për Afganistanin nëse talebanët marrin pushtetin

Gjermania do të ndërpresë ndihmën financiare për Afganistanin nëse talebanët marrin pushtetin

Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, njoftoi se do të ndërpresin ndihmën financiare për Afganistanin nëse administrimi i vendit i kalon talebanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për kanalin gjerman ZDF, Maas tha se “Nëse talebanët marrin administrimin e vendit, ne nuk do të dërgojmë as edhe një qindarkë nga ndihma Gjermane për zhvillim e cila aktualisht është 430 milionë euro në vit”.

Maas theksoi se tërheqja e ushtrisë gjermane nga Afganistani është një rezultat i tërheqjes së SHBA-së. “Do të ishte e pakuptimtë prania ushtarake jashtë forcave të armatosura të SHBA-së dhe NATO-s”, tha Maas. /aa

Exit mobile version