Ballina Sport Futboll Gjermania “naziste”, akuzon Ozil pse doli në fotografi me presidentin Erdogan

Gjermania “naziste”, akuzon Ozil pse doli në fotografi me presidentin Erdogan

Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë, pas një rikuperimi nga një dëmtim që kishte në gju.

Por së fundmi atij i është dashur të përballet edhe më një problematikë tjetër, ku shumë tifozë i kanë dalë kundër për shkak të një fotoje të shkrepur përkrah me presidentin turk Erdogan.

Kjo foto ka shkaktuar shumë zhurmë në media vendase madje i është kërkuar Federatës së futbollit për ta përjashtuar nga kombëtarja.

Dhe sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon 29-vjeçari, edhe trajneri Joachim LoW e pranoi hapur në konferencën e djeshme se konkurrenca në skuadër është e madhe dhe askush nuk e ka vendin e sigurt.

“Këto ditë e kanë ndihmuar. Më në fund u stërvit me grupin. Nuk e di nëse do të jetë në formacion ndaj Meksikës. Do vendos të shtunën, jo tani, por konkurrenca është e madhe”. ka thënë Low.

Exit mobile version