Gjermania thirri sot ambasadorin rus në lidhje me një sulm kibernetik dhe një fushatë dezinformimi, transmeton Anadolu.
Qeveria ia ka atribuar Rusisë një sulm të madh kibernetik dhe një fushatë dezinformimi gjatë fushatës së fundit zgjedhore parlamentare dhe për këtë arsye ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme, tha për gazetarët në Berlin zëdhënësi i ministrisë, Martin Giese.
“Qëllimi i kësaj fushate ruse të dezinformimit kibernetik është i qartë: të ndajë shoqërinë dhe të krijojë mosbesim”, shtoi ai.
Giese theksoi se këto sulme kibernetike ruse do të kenë gjithashtu pasoja politike, pasi “rrezikojnë sigurinë (gjermane)”.
