Ballina Lajmet Rajon dhe Botë GJNP dënon ish-liderin e milicisë sudaneze Ali Kushayb me 20 vjet burg...

GJNP dënon ish-liderin e milicisë sudaneze Ali Kushayb me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) i dha sot ish-liderit të milicisë sudaneze Ali Muhammad Ali Abd al-Rahman, i njohur si Ali Kushayb, dënim prej 20 vitesh burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Darfur në vitet 2003-2004, transmeton Anadolu.

GJNP-ja vendosi unanimisht një dënim të përbashkët prej 20 vitesh burg për Abd al-Rahmanin, pasi ai u shpall fajtor më 6 tetor për 27 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Darfur të Sudanit, midis gushtit 2003 dhe prillit 2004.

Gjykata vuri në dukje se dhoma do të kishte dhënë dënim më të lartë nëse nuk do të ishin faktorët lehtësues, siç janë mosha e tij, sjellja e mirë në paraburgim dhe gjatë gjyqit, dhe dorëzimi i tij vullnetar në gjykatë, duke theksuar se u jepte këtyre faktorëve “vetëm peshë të kufizuar” në caktimin e dënimit të duhur.

Koha që Abd al-Rahman ka kaluar në paraburgim, nga data e dorëzimit të tij më 9 qershor 2020, deri në datën e vendimit, do të zbritet nga dënimi i tij. Në tetor 2025, GJNP-ja e shpalli atë fajtor për 27 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Darfur në vitet 2003-2004, tha gjykata.

Gjykata dënoi unanimisht Kushayb-in për 31 akuza, përfshirë sulme kundër civilëve, vrasje, torturë, përdhunim, plaçkitje, shkatërrim të pronës, persekutim dhe zhvendosje me forcë të popullsisë. Krimet u kryen gjatë operacioneve “Kodoom” dhe “Bindisi” si dhe fushatave të tjera ushtarake.

Kjo ndodhi pasi GJNP-ja konfirmoi akuzat në vitin 2021 kundër udhëheqësit të milicisë Janjaweed kur ai u transferua në paraburgimin e GJNP-se më 9 qershor 2020, pasi u dorëzua vullnetarisht në Republikën e Afrikës Qendrore.

Darfuri ishte skena e një lufte të egër midis qeverisë sudaneze dhe tre lëvizjeve rebele që nga viti 2003. Konflikti ka lënë 300 mijë njerëz të vrarë dhe rreth 2.5 milionë të tjerë të zhvendosur, sipas shifrave të OKB-së.

Exit mobile version