Ballina Lajmet Kosovë Gjuriq: Serbët ta kenë një nga tri pozitat udhëheqëse në Kosovë

Gjuriq: Serbët ta kenë një nga tri pozitat udhëheqëse në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kenë një nga tri pozitat kryesore udhëheqëse të Kosovës, siç janë: Presidenti, Kryeparlamentari ose Kryeministri.

Gjuriq në një debat televiziv në Serbi, ka thënë se tash pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Serbe, duhet të marrin njërën nga tri pozitat më të larta udhëheqëse të Kosovës.

Kjo sipas tij, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, por nëse përfaqësuesit ndërkombëtar e kanë mbështetur një gjë të tillë në Maqedoni, pse kjo të mos ndodhë edhe në Kosovë.

Gjuriq këtu ka aluduar në atë se kryeparlamentar në Maqedoni, është zgjedhur Talat Xhaferi i BDI-së, e cila është në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Gjithashtu, Gazeta Metro, ditë më parë ka raportuar se Lista Serbe, ka synim që të marrë postin e kryeparlamentarit. Këtë ajo do ta synojë sidomos në rastin nëse formimi i Qeverisë do të jetë i varur nga votat e tyre.

Exit mobile version