Gjykata amerikane urdhëron rikthimin e statusit studentor për Rumeysa Ozturk

Rumeysa Ozturk, a Tufts University student from Turkiye, speaks to reporters after urging a federal judge to order the Trump administration to restore her student visa record, outside the federal court in Boston, Massachusetts, on December 4 [Nate Raymond/Reuters]

Një gjykatë federale në SHBA ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të rikthejë statusin e studentit për Rumeysa Ozturk, studente doktorature në Universitetin Tufts, e cila u ndalua nga autoritetet e emigracionit pasi foli kundër luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, raporton Aljazeera.

Gjykatësja Denise Casper vendosi që emri i Ozturk të rikthehet në sistemin SEVIS, regjistrin e studentëve të huaj të administruar nga ICE. Rikthimi i këtij regjistrimi do t’i lejojë asaj të punojë dhe të marrë pjesë në kërkime të lidhura me studimet e saj.

Ozturk, e cila erdhi në SHBA nga Turqia me bursë Fulbright, u arrestua më 25 mars, pasi viza e saj u anulua në kuadër të një fushate më të gjerë të administratës Trump kundër studentëve që protestonin ndaj luftës në Gaza. Ajo kaloi 45 ditë në një qendër paraburgimi të ICE në Luiziana.

Në një deklaratë, ajo tha se regjistrimi i saj u anulua padrejtësisht për shkak të një artikulli që bashkëshkroi, ku kërkohej respektim i dinjitetit dhe të drejtave të të gjithë njerëzve. Ajo shtoi se përvoja e saj e vështirë e ka lidhur më shumë me studentët palestinezë, shumë prej të cilëve janë vrarë dhe universitetet e tyre janë shkatërruar.

Avokatët e saj nga ACLU e Massachusetts theksuan se rikthimi i të drejtave të saj vjen pas muajsh trajtimi të padrejtë. Ndërkohë, disa studentë të tjerë të arrestuar për aktivizëm pro-palestinez vazhdojnë të përballen me probleme ligjore, përfshirë Mahmoud Khalil nga Columbia University. Amnesty International bëri të ditur se Leqaa Kordia, një aktiviste palestineze 32-vjeçare, mbetet në paraburgim të emigracionit që nga marsi.

Vendimi i gjykatës shihet si një fitore për lirinë akademike dhe të drejtën e studentëve për të shprehur qëndrimet e tyre politike. /mesazhi